Mbas ardhjes në krye të Mançester Junajtidit të Ole Gunar Solskjaerit si trajner i përkohshëm, gradualisht ekipi po kthehet në “rrugët e vjetra” të suksesshme. Qëkur ky trajner norvegjez nënshkroi një kontratë disamujore, menjëherë si ndihmës i tij u caktua njeriu, pa të cilin trajneri legjendar i Junajtidit, ser Aleks Ferguson, nuk bënte asnjë hap – Majk Felan.
Sikurse të mos mjaftonte Felani, një njëri tjetër i së kaluarës së suksesshme të “djajve të kuq” u shfaq te dera e “Old Traffordit” – Dejvid Gill që ka qenë “dora e djathtë” e ujkut të vjetër skocez (Fergusonit).
Gilli që, në fakt, bën pjesë në këshillin drejtues të UEFA-s, u takua më drejtues të Junajtidit, si edhe me trajnerin Solkskier, duke ngjallur një eufori të madhe midis tifozëvë të këtij klubi anglez.
Duke pasur parasysh të gjithë situatën e krijuar në klub mbas ardhjes në krye të Junajtidit të trajnerit norvegjez, të krijohet përshtypja se Solskjaerit po i përgatisin një kontratë përmanente, pra që ai të qëndrojë gjatë në stolin e drejtimit në “Old Trafford” dhe me siguri që Fergusoni e Gilli do ta japin pa asnjë mëdyshje “dritën e gjelbër” që ai të caktohet për një kohë më të gjatë si trajner i Junajtidit.
Sfidanti.al