Ndodh edhe kështu. Një nga gjyqtarët më të mirë të futbollit në botë, turku Cunejt Çakir, bëri një gabim të pakuptueshëm në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit turk mes ekipeve Rizespor dhe Osmanlispor. Pikërisht, Çakiri dha një penallti në min. e 65-të, pasi, në zonën e tij të rreptësisë, topin e preku me dorë portieri i Osmanlisporit, Xhudraunas Karcemarskars. Megjithëse u pa qartë se me dorë topin e preku vetëm portieri i lartpërmendur dhe askush tjetër, gjyqtari Çakir, për shkaqe që i di vetëm ai, tregoi me dorë drejt pikës së bardhë të 11-metërshit.
Ky rast të kujton vendimet enigmatike në disa ndeshje, që nuk lexohen as në librin e arte te gafave, të arbitrit të FIFA-s, Enea Jorgji, pale kur guxoi ta nxirrte veten të pastër pas auto-maviolës per ndeshjen Partizani-Skenderbeu.
Sidoqoftë, turqit që morën dhuratë nga arbitri Cakir, mikpritësit, nuk e shfrytëzuan dot bujarine që iu dha, duke qenë se portieri i ekipit mik e priti topin e gjuajtur nga Jantçeri.
Sfidanti.al