Të gjithë Xhakat në “Emirates”… për të parë Granitin

Arsenali ka shënuar fitore e radhës në Premier League dhe tashmë ndodhet në vendin e katërt, nëntë pikë larg Çelsit kryesues. Në ndeshjen ndaj WBA, që përfundoi 1-0, me gol të shënuar nga Zhirud, Granit Xhaka qëndroi në fushë për të gjithë 90 minutëshin. Ndërsa në shkallët e stadiumit ishte prezente edhe pjesa tjetër e familjes.

Në një foto të publikuar, shihet e fejuara, Leonita, prindërit dhe i vëllai i tij, Taulanti, ndërsa në krah të tyre ka zënë vend edhe Shkodran Mustafi, futbollisti tjetër shqiptar i Arsenalit, i cili i ka munguar skuadrës së Arsen Venger për shkak të një dëmtimi.