Pas një viti fantastik, gjyqtari anglez ka përfunduar në krye të ranglistës së IFFHS. Institutit Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll ka publikuar listën e gjyqtarëve më të mirë për vitin 2016. Arbitri anglez, Mark Klatenburg, udhëheq bindshëm, me një diferencë shumë të madhe nga ndjekësi I tij më I afërt, italiani Nikola Ricoli, ndërsa i treti është klasifikuar hungarezi Viktor Kasai.
Klatenburg ka pasur një vit fantastik, pasi ka gjykuar dy ndeshjet vendimtare të vitit, fillimisht finalen e Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit e Atletico Madridit, e më pas edhe finalen e Euro 2016, mes Francës e Portugalisë.
Ja klasifikimi “Top 10” i arbitrave
- Mark Klatenburg (Angli) 141 pikë
- Nikola Ricoli (Itali) 65 pikë
- Viktor Kasai (Hungari) 55 pikë
- Jonas Erikson (Suedi) 43 pikë
- Çyneit Çakir (Turqi) 28 pikë
- Bjorn Kuipers ( Holandë) 28 pikë
- Feliks Brik (Gjermani) 26 pikë
- Martin Atkinson (Angli) 20 pikë
- Damir Skomina (Slloveni) 19 pikë
- Nestor Pitana (Argjentinë) 14 pikë