Eden Hazard nderron mendje, qendron te Çelsi

Eden Hazard ben Realin e Madridit per dush te ftohte. Futbollisti belg per te cilin flitej se ishte prane kalimit te ‘Los Blancos’, duket se ka nderruar mendje dhe ka vendosur qe te qendroje te Çelsi.

Klubi londinez ka vendosur qe te rrise pagen e Hazard kontrata e te cilit me Blute  skadon ne vitin 2020. Mesohet se ideja e drejtuesve te Çelsit eshte qe ta rrisin pagen e Hazard ne 17.5 milione Euro nderkohe qe trajneri Sarri ka vendosur t’i jape edhe shiritin e kapitenit.

Por jo vetem kaq, nje tjeter faktor qe e mbajti Hazard ne Londer ishte dhe fakti qe Reali i Madridit refuzoi te paguaje shifren e 200 milione Eurove qe kerkoi Abramoviç per kartonin e belgut.

Sfidanti.al