Eden Hazard është i dëmtuar; por grumbullohet te përfaqësuesja belge

Eden Hazartd ende nuk e ka bërë debutimin e tij në Ligën Spanjolle për shkak të një dëmtimi muskular, por kjo nuk e ka penguar trajnerin e përfaqësueses belge, Roberto Martinez që ta grumbullojë në skuadër për ndeshjet e radhës kualifikuese të Euro 2020 ndaj San Marinos dhe Skocisë.

Megjithatë ky nuk është vendimi përfundimtar i trajnerit spanjolle të ‘Red Devils’ që gjithsesi do të jetë në pritje të evoluimit të gjendjes së futbollistit të Realit të Madridit. Nëse hazard nuk do të jetë në fushë ndaj Vijarrealit, atëherë ai do të dalë jashtë listës së futbollistëve të përzgjedhur nga Roberto Martinez

Duke folur për sfidën me Vijarrealin, trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ende nuk e ka përcaktuar futbollistët e përzgjedhur, por trajneri francez nuk ka ndërmend të sforcojë kthimin në fushën e lojës të Hazard me belgun që vazhdon të stërvitet i vecuar nga skuadra. Kjo do të thotë që me shumë mundësi Hazard të mos grumbullohet për ndeshjen me Vijarrealin që do të luhet në mbrëmjen e së dielës gjë që mund të pasohet edhe me lënien jashtë të tij nga përfqësuesja belge

sfidanti.al