Oliver Kahn kthehet te Bajerni; do jetë në Këshillin Administrativ

Oliver Kahn kthehet te Bajerni i Mynihut. ish portieri legjendar gjerman do të jetë në Këshillin Administrativ të klubit për t’u përgatitur për të zëvendësuar Karl Hajnz Rumenigen në rolin e Shefit Ekzekutiv në 1 janar të vitit 2022.

Vetë klubi bavarez konfirmoi gjithcka këtë të premte, ndërkohë që Kahn nuk ngurroi të shprehë mirënjohjen e tij ndaj Presidentit te Bajernit Uli Hënes për besimin e treguar.

‘Jam shumë i lidhur me këtë klub, ka lënë gjurmë në jetën time në mënyrë domëthenëse-tha Oliver Kahn-Sukseset sportive dhe ekonomike, bashkimi me tifozët dhe përgjegjësia për të respektuar historine edhe vlerat e klubit janë objektivat e Bajernit. Bashke me të punonjësit dhe shokët e mi shpresoj të rris këto atribute në të ardhmen’.

Në moshën 50 vjecare, Oliver Kahn kthehet te klubi ku është aktivizuar për pjesën më të madhe të kohës në karrierën e tij pasi më parë studioi për administrim. Ish futbollisti kreu një Master në Administrim dhe krijoi kompaninë Goalplay për prodhimin e materialeve për portierët dhe stërvitjen e tyre.

sfidanti.al