Spanja në eliminatore; Unai Nunjez, Sarabia dhe Alkaser janë risitë në skuadër

Robert Moreno ka zbuluar listën e tij të parë të të grumbulluarve si trajneri kryesor i përfaësueses spanjolle në prag të ndeshjeve eliminatore të Euro 2020 kundër Rumanisë e Ishujve Faroe. Risitë nuk mungojnë në këtë listë futbollistësh pasi në të janë përfshirë për herë të parë Unai Nunjez dhe Pablo Sarabia, ndërkohë që bie në sy rikthimi i Saul, Tiago Alkantara dhe Susos.

Po kështu në kombëtaren A spanjolle janë thirrur edhe lojtarë të ekipit U21 të shpallur kampion Evrope para 2 muajsh. Në portë nuk ka ndryshime me De Gean, Kepan dhe Pau Lopez, me Kepën që ka qenë titullar në ndeshjet e fundit të Spanjës. Edhe përsa i përket mbrojtjes në krahë gjithcka është vendosur me veteranët Navas dhe Xhordi Alba të cilëve u bashkohen edhe Karvahal dhe Gaja’ edhe këta lojtarë me shumë eksperiencë

Në qendër të mbrojtjes është Unai Nunjez që fiton garën me Injigo Martinez për të formuar një dyshe me Serhio Ramos, ndërkohë janë edhe Diego Jorente e Mario Hermoso që mund të luajnë edhe si mbrojtës të majtë
Në mesfushë hyjnë disa kampionë Evrope të U21, ku ndër të tjerët bëjnë pjesë edhe Rodri e Sebajos. Në sulm përvec rishfaqes së Alkaser janë edhe Ojarzabal e Rodrigio ndërkohë që janë lënë jashtë për shkak dëmtimesh Isko, Asensio e Morata, ndërsa Diego Kosta, Aspas e Kazorla janë lënë jashtë ekipi për arsye teknike

Lista e plotë e të grumbulluarve
Portierë: De Gea, Kepa dhe Pau López
Mbrojtës: Unai Núnjez, Hermoso,Alba,Ramos, Karvahal, Diego Jorente, Hesús Navas, Gajà
Mesfushorë: Seballos, Saul, Buskets, Tiago, Rodrigo Hernández, Fabián, Suso, Parejo.
Sulmues: Alkáser, Rodrigo Moreno, Sarabia dhe Ojarzabal.

sfidanti.al