Po bëhet gjithnjë e më e qartë se futbollisti belg Eden Hazar, verën e ardhshme, do të përfundojë te Reali i Madridin, me të cilin, sikurse thuhet, ai tani tanimë është marrë vesh për kushtet personale.
Hazari që tani për tani është lojtari më i mirë i Çelsit, te Reali i Madridit do të marrë 13 milionë euro në sezon, ndërsa do të marrë edhe 3,5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Kontrata e tij me Çelsin ka një kohëzgjatje deri më 2020 dhe, nëse drejtuesit e klubit londinez duan që të fitojnë mirë nga futbollisti belg, ata duhet ta shesin atë gjatë sezonit të ardhshëm veror të transferimeve.
Tani pritet që Çelsi dhe Reali të merren vesh për shumën që do të duhet të paguajë klubi madridas që thuhet se do të jetë rreth 100 milionë sterlina.
Sfidanti.al