Me të vërtetë që të ngrin gjaku në vena, kur sheh foton që ka publikuar, këto ditë, ISIS-i, duke kërcënuar Kupën e Botës 2018. Ditët e fundit, mediume që kanë lidhje me organizatën ultraradikale “Shteti islamik”, kanë publikuar pamjen e një posteri, në të cilin tregohet duke qarë me lot gjaku Lionel Mesi, i mbyllur mbas hekurave të burgut!
Ky nuk është kërcënimi i parë i xhihadistëve për kryerjen e sulmeve terroriste gjatë kohës së Kupës së Boitës Rusi 2018. Më parë, ky grup xhihadist ka publikuar një poster me logon e Kampionatit Botëror të vitit 2018, ku shkruhej: “Jemi ne ata që zgjedhim fushëbetejën”!
Sfidanti.al