Njeriu nr.1 i Realit të Madridit, Florentino Perez, thotë se klubi i tij e ka humbur interesin për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje me Hari Keinin e Totenhemit, duke qenë se ky i fundit i kërkoi shumë atij, gjatë verës së kaluar, – 250 milionë euro. Ky futbollist që, gjithashtu, është edhe kapiten i përfaqësueses angleze, është, momentalisht, lojtari më i mirë jo vetëm në Premier Ligë, por edhe më gjerësisht, duke shënuar 45 gola në 40 ndeshje gjatë vitit 2017.
Mediumet spanjollë spekuluan se Perezi i rifilloi përpjekjet e tij për ta blerë Keinin gjatë vizitës së fundit të Totenhemit në “Santiago Bernabe”, në ndeshjen me Realin (1-1), por presidenti i Realit e përgënjështroi këtë lajm, duke thënë se klubi i tij nuk ka ndërmed që të thyejë rekordin e arritur nga PSZH-ja për blerjen e Nejmarit prej 222 milionë eurosh. “Mundësia që ne të nënshkruajmë ndonjë kontratë me Keinin, tani për tani, nuk më shkuar ndërmend. Ai është një lojtar i madh dhe rinia është në favor të tij, pasi Keini do të bëhet edhe më i mirë.
Megjithatë, ne jemi të kënaqur me Karim Benzeman dhe me të tjerët në ekipin tonë. Nuk e pyeta presidentin e Totehemit për çmimin, pasi ai me siguri do të më përgjigjej përsëri – paguaj 250 milionë euro”, tha Perezi. Totenhemi e pret Realin, javën tjetër, në fushën e vet, në kuadrin e Ligës së Kamapioneve.
Sfidanti.al