E thotë truri elektronik; Messi 2 herë më shumë vendimtar se Ronaldo

Messi apo Ronaldo? Është një diskutim që po gjen hapësira edhe në periudhën e Krishtlindjes për të vijuar atë që ka nisur prej një decade. Tifozët tashmë janë ndarë në dy kampe kush me portugezin dhe kush me Lionel Messin duke mos lëshuara aspak pe. Por është një studim që kërkon të qartësojë idetë në këtë krahasim që po bëhet prej vitesh, një studim që është kryer në Universtitetin e Lovanios, sipas të cilit Messi rezulton 2 herë më vendimtar se Ronaldo

‘Vlera e një futbollisit shpesh vendoset në bazë të golave dhe assisteve-thotë profesor Xhesi Davis që shpjegon edhe principet e analizës së të dhënave-një gol, gjithsesi është një event I rrallë duke qenë se vlerësohet se në një ndeshje verifikohen mesatarisht 1600 aksione’.

Pra, modeli nuk merr në konsideratë vetëm realizimet, truri elektronik ka përdorur të dhënat e të dy lojtarëve nga sezoni 2013/2014 deri në momentin kur Ronaldo u largua nga Spanja për t’u bashkuar me Juventusin. Rezultati I studimit nuk la shumë vend për interpretime; kompjuteri vendosi se ndikimi I Mesit në një aksion vlerësohet me 1.21 për ndeshje, ndërsa Ronaldo ndalet në 0.61 për ndeshje.

‘Nga sezoni 2015/16 Messi është distancuar ndjeshëm nga rivali I tij-theksohet në studim-ndërsa, pjesa më e madhe e futbollistëve kanë impaktin e tyre në ndeshje duke luajtur pak me topin. Kjo ndodh shpesh te sulmuesit e tipit Herri Kejn apo Kristiano Ronaldo. Kurse Mesi përbën përjashtim. Argjentinasi ka një numër shumë të madh aksionesh dhe një vlerë të lartë realizimi’.

Me fjalë të tjera, Ronaldo është një snajper, Messi një futbollit më total. Kështu vendosi truri elektronik që ndoshta më shumë e ndezi debatin sesa e shoi atë.

Sfidanti.al