E pabesueshme: Arusha jep shenjën për fillimin e ndeshjes!?

Para disa muajsh, ne ishim dëshmitarë sesi një majmun në Japoni shkelmoi topin e fillimit të ndeshjes. Kurse, tani, ne kemi një ngjarje më të pabesueshme dhe kjo ndodh në Rusi, më saktë në ndeshjen e kategorisë së tretë mes ekipeve Mashuk dhe Angusht. Në fakt, arusha Masha është simbol i klubit Mashuk, kështu që kjo arushë e gjallë ishte atraksioni kryesor i kësaj ndeshjeje.

Arusha Masha ia dha, personalisht, në dorë topin gjyqtarit të ndeshjes, ndërsa, më vonë, ajo filloi të duatrokasë bashkë me të pranishmit!

Sfidanti.al