E bujshme nga Spanja: Chelsea, gati të shpenzojë 120 milionë Euro për Ronaldon

Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm merkatoje në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Sipas gazetarit të të përditshmes AS, Manolete, Chelsea është gati të hapë arkat për të kthyer sulmuesin portugez të Juventusit në Premier League. Më konkretisht, Blutë janë gati të bëjnë një ofertë prej 120 milionë Eurosh për të sjellë Ronaldon në Stamford Bridge.

Është kjo një shifër e konsiderueshme dhe mund të tundojë Juventusin që ta pranojë atë për të sistemuar edhe llogaritë në bilanc pas periudhës coronavirus. Duke lejuar Cristiano Ronaldon që të largohet, Juventusi me një lëvizje të vetme mund të siguronte të ardhura të konsiderueshme për të investuar në merkato, për më tepër, bilanci lehtësohet edhe nga një pagë marramenedëse.

Gjithsesi për momentin ky lajm mbetet në kuadrin e zërave të pakonfirmuara, por është e qartë se shifra prej 120 milionë Eurosh nuk do ta lërë Juventusin të qetë. Megjithatë gjithcka do të varet nga vetë Ronaldo dhe presidenti I Juventusit Andrea Agnelli si dhe  ndoshta pas një fund sezoni plot drithërima që mund të mbyllë një cikël me rezultat historik, Juventus mund të nisë një kurs të ri.

‘Ronaldo jetoi në Madris momentet më të mira futbollistike dhe tani është momenti që të ndryshojë ambient e të fitojë dicka diku tjetër-shkruante Manolete teksa lëshoi bombën e merkatos, ndërkohë që priten zhvillime.

Sfidanti.al