Një ndër edicionet më të ekuilibruara të Ligue 1 nuk rresht së surprizuaro. Lorient, skuadra e fundit në renditje në kampionatin francez mundi 3-2 kampionët në fuqi dhe njëkohësisht kryesuesit aktualë të Paris Saint Germainit. Fillimi ishte inkurajues për skuadrën vendase që në minutën e 36 mori avantazhin me Abergel. Por pas 9 minutash, Neymar me 11 metërsh i dha mundësinë Paris Saint Germainit që të barazojë shifrat në 1-1 në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 57 u akordua një tjetër 11 metërsh për Paris Saint Germainin. Nga pika e bardhë Neymar u tregua sërish i saktë duke i dhënë avantazhin skuadrës së Pochettinos. U duk një fitore e lehtë kjo për Paris Saint Germain, por Lorient falë edhe zëvendësimeve të goditura të kryera nga Pellisier përmbysi gjithcka, Në fakt Wissa dhe Moffi që u aktivizuan si zëvendësues rezultuan vendimtarë teksa shënuan dy golat që kthyen rezultatin në 3-2 për Lorient.
Kjo ishte humbja e pestë për Paris Saint Germainit që në këtë mënyrë humbet edhe kryesimin e klasifikimit në Ligue 1
Sfidanti.al