Jemi në mesin e muajit dhjetor të 2019 por duke përdorur hiperbolizimin mund të themi që gjendemi në 2024, të paktën në Ligën e kampioneve. 16 skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finaleve në fakt janë të gjitha nga kampionatet më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër, Serie A, Premier League, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 duke na dhënë një lloj arome të asaj që është quajtur gjithnjë Superliga, projekti I reformës së Kupave Evropiane që diskutohet në botën e futbollit prej muajsh
Asnjë ose më saktë thuajse asnjë outsider, nëse do të marrim parasysh Atalantën e mrekullive, nuk do të luajë në fazën finale të Ligës së kampioneve të 2019/20 që do të kthehet në muajin shkurt. Juventus, Napoli dhe bergamaskët për Serinë A, Celsi, Liverpul, mancester Siti e Tottenhem për Premier League, Atletiko Madrid, Barcelona, Real Madrid, Valencia për La Liga, Bajern Mynih, Borusia Dortmund dhe Lajpzig për Bundesligën dhe Lion e Paris Sën Zhermen për Ligue 1
Është kjo një situartë që na tregon sesi mund të jetë Evropa e të mëdhenjvbe edhe pse Superliga, sipas asaj që është shkruar do të funksionojë disi ndryshe; 32 skuadra, 24 nga të cilat do të jenë gjithnjë prezente dhe të zgjedhura mes atyre që kanë më shumë histori në 5 ligat më të rëndësishme evripiane dhe 8 ekipet e tjera do që të jenë 4 gjysmëfinalistet e Europa League dhe 4 gjysmëfinalistet e Ligës së Kampioneve
Sfidanti.al