Raymond Domenech po bën lajm në cdo dalje të tij në konferencat për shtyp që nga momenti I rikthimit të tij në Ligue 1. Trajneri i Nantes doli në mbrojtje të pagave të lojtarëve që mund të reduktohen me 30% duke përdorur si shembull sulmuesin e Paris Saint Germainit, Neymar për të cilin pohoi se gjysmën e pagës së tij ai e jep për spitalet, shkollat dhe shërbimet e shumta publike
‘Mund të flasim që në botën e futbollit ka paga jashtëzakonisht të larta-tha Domenech-pjesa më e madhe e pagave të futbollistëve i shkojnë shtetit. Ka lojtarë që i japin shtetit ¾ e pagës së tyre. Neymar psh, gjysmën e pagës së tij e ndan me spitalet tona, shkollat tona e cdo gjë tjetër. Kjo nuk mund të harrohet’
Liga Profesioniste e Futbollit është takuar me Sindikatën e Futbollistëve për një reduktim të pagave të lojtarëve të Ligue 1 me 30%. Ndërprerja e kontratës së të drejtave televizive nga ana e Mediapro dhe Canal Plus, detyruan futbollin francez që të mendojë për reduktime të kostove për të përballuar këtë krizë ekonomike të paprecedentë.
Sfidanti.al