Diego Costa sërish te Atletico Madrid? ‘Los Colchoneros’ po përgatisin ofertën

Atletico Madrid kërkon të rikthejë në Madrid, Diego Costën duke shfrytëzuar problemet e krijuara mes tij dhe trajnerit Antonio Conte me këtë të fundit që e përjashtoi nga planet e tij me një SMS të thjeshtë.  Tabloidi britanik ‘Mirror’  thekson se ‘Los Colchoneros’ janë gati të ofrojnë 30 milionë Euro për të blerë kartonin e sulmuesit të përfaqësueses spanjolle, shifër kjo që është 10 milionë më e ulët se ajo që pagoi Chelsea në vitin 2014. Por Atletico ka një problem në këtë pikë që është dënimi nga ana e FIFA me bllokim të merkatos për shkak të parregullsive në kontratat me futbollistë minorenë. Kjo e shtyn Atleticon që të bëjë 2 propozime për zgjidhjen e këtij problemi. Së pari klubi madrilen kërkon që Diego Costa të qëndrojë te Chelsea deri në janar të vitit 2018 dhe së dyti, Atletico do të shtojë në ofertën e tij edhe një klauzolë që nuk do të lejojë Chelsean të regjistrojë Diego Costën në listën e skuadrës për në Ligën e Kampioneve në mënyrë që ai të aktivizohet me fanelën e Atletico Madrid.

sfidanti.al