Dita e Alvaro Moratës; Martohet në qytetin romantik të Venezias

E shtuna e 17 qershorit ishte dita e Alvaro Moratës. Sulmuesi spanjoll që ende nuk e di të ardhmen e tij futbollistike, këtë ditë iu përkushtua plotësisht Alice Campellit me të cilën lidhi kurorë në qytetin e mrekullueshëm dhe romantik të Venezias. Ceremonia e martesës u zhvillua në Redentore, ndërkohë që festa u mbajt në Ishullin e Trëndafilave  mes 415 të ftuarve ku binte në sy prania e Simone Zazës i shoqëruar nga e fejuara Chiara Biasi, si dhe ajo e Iscos e Carvajal, ndërkohë që mungonte Cristiano Ronaldo i impenjuar me përfaqësuesen portugeze në Kupën e Konfederatave në Rusi.

sfidanti.al