Diego Costa është i lirë që të nisë bisedimet me Atletico Madrid për t’u rikthyer te ‘Los Colchoneros’. Drejtuesit e Chelseat ‘i ndezën dritën e gjelbër’ sulmuesit të përfaqësueses spanjolle duke e konfirmuar në mënyrë indirekte një gjë të tillë nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e e tij të internetit. ‘Diego Costa mungoi në grumbullim me skuadrën pasi mori lejen nga klubi për t’u larguar për disa ditë-lexohej në komunikatën e Chelseat’. Ishte pikërisht kjo mungesë e tij në stërvitjet e para me klubin londinez që solli një siguri në median britanike në lidhje me largimin e Diego Costas nga kryeqyteti anglez. Raportet mes sulmuesit dhe stafit teknik të Chelseat u përkeqësuan pikërisht pasi trajneri Antonio Conte i bëri të ditur Diego Costës me anë të një SMS se nuk ishte më pjesë e planeve te tij kur lojtari ishte ende i grumbulluar me përfaqësuesen spanjolle,duke krijuar një situatë që shtyn drejtuesit e kampionëve të Anglisë të mendojnë për shitjen e Diego Costës dhe për blerjen e një sulmuesi tjetër ku prioritet tani është Alvaro Morata.
sfidanti.al