Diçka e rëndë paska ndodhur me Aleksis Sançezin tek Junajtidi!

Ai mendoi se dita ishte për të folur, dhe e bëri një gjë të tillë. Sot një futbollist i Interi, dhe dikur një lojtar shumë i dalluar i Udinezes, Barcelonës dhe Arsenalit, Aleksis Sançez vendosi të dilte me një video publike në Instagram për të treguar periudhën e zezë që pati tek Mançester Junajtidi. Edhe pse ai foli dhe tha se që pas stërvitjes së parë deshi të kthehej tek Arsenali, nuk shpjegoi konkretisht se çfarë i ndodhi. Kritikoi ish-trajnerin Zhoze Murinjo që e la 5 muaj jashtë ekipi, foli për dështimin e kalimit të dëshiruar tek Mançester Siti, si dhe vlerësoi trajnerin e tanishëm, Solskjer, që nuk iu bë pengesë që ai të kalonte tek Interi. Duket se ka pasur një kombinim problemesh për sulmuesin kilen, dhe një nga të këqijat ishte sulmi që iu bë nga analistë ish-lojtarë të Junajtidit, Geri Nevil apo Pol Skoulls. “Ata flisnin pa e ditur fare se çfarë ndodhte në klub, pra ia fusnin kot”, – ishin fjalët e sulmuesit që tani është shumë më mirë tek Interi.

Sfidanti.al