Në Angli kanë nisur të dyshojnë sepse Jurgen Klopi nuk po lëviz, ndërsa vetë ylli spanjoll ka lëshuar deklarata dashurie për klubin bavarez. “Bajerni është shtëpia ime, dhe unë fare mirë mund të rri këtu”, – ishin fjalët e tij në intervistën pas ndeshjes Gjermani-Spanjë në Ligën e Kombeve. Gjithsesi, “Sport Bildi” thekson se Tiago Alkantara e mbylli me një “çao” (ciao) intervistën, e kjo u duk si shenjë lamtumire, pra që ai mund të largohet për në Angli. Bajerni kërkon 30-33 milionë euro për kartonin e 29-vjeçarit, ndërsa edhe Mançester Junajtidi duket se ka hyrë në lojë.
Sfidanti.al