Deshamps e lë Mbappe jashtë listës së Francës

Franca do të jetë pa kapitenin e saj Kylian Mbape për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të planifikuara në ditët në vijim, kundër Izraelit dhe Belgjikës. Vendimi është marrë në marrëveshje me lojtarin dhe Real Madridin. Kombëtarja franceze dëshiron t’i japë pak pushim sulmuesit, i cili ndër të tjera po rikuperohet nga një dëmtim i vogël në kofshën e majtë të pësuar më 24 shtator kundër Alavesh. Mbape humbi derbin kundër Atletikos fundjavën e kaluar dhe u kthye në aksion mbrëmë në Champions kundër Lilë. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk duhet të luajë as kundër Villarrealit fundjavën e ardhshme për të mbrojtur veten nga dëmtimi.

sfidanti.al