Lajme të këqija në shtëpinë e Juventusit: Kenan Yildiz u detyrua të braktiste fushën në pushimin e ndeshjes kundër Milanit për shkak të një problemi me muskujt e aduktorit. Për të shpjeguar atë që ndodhi u kujdes vetë Thiago Motta, i intervistuar nga Dazn pak sekonda para fillimit të pjesës së dytë:
“Kenan pati një problem me aduktorin pas një goditjeje në portë. Në vend të tij do të hyjë Weah.”
Për të kuptuar me qartësi kohën e rikuperimit, do të duhet të presim rezultatet e ekzaminimeve mjekësore që do të bëhen nesër. Juventus mbetet në ankth, në një periudhë me shumë angazhime shumë të rëndësishme, mes Champions League dhe kampionatit dhe me skuadrën tashmë të zvogëluar nga dëmtimet (nga Bremer te Conceiçao), kushtet asak perfekte të disa lojtarëve (si Vlahovic dhe Milik) dhe mundësia e shitjeve (Cambiaso).
sfidanti.al