Mjeshtri i fundit i sumos tërhiqet,

Japonia është në tronditje pas vendimit të Terunofuji Haruo, mjeshtrit të fundit të sumos në detyrë, i cili ka vendosur të tërhiqet: “Ndjej se trupi im nuk është më në nivelin e duhur.” Një lajm që ka tronditur mbarë kombin, ku ky sport dhe praktika e tij janë pothuajse si një fe, duke zhytur miliona të apasionuar në dëshpërim. Me largimin e Terunofuji, Japonia, pas 30 vitesh, mbetet pa një yokozuna, titulli më i lartë që mund të arrihet në sumon profesioniste. Pas një karriere të pakrahasueshme në sumo, 33-vjeçari Terunofuji njoftoi dëshirën për t’u tërhequr nga të gjitha aktivitetet profesioniste. Pas 14 vitesh luftimesh, ai do të lërë rolin e tij si luftëtar për t’u përkushtuar në trajnimin e talenteve të reja: “Kam dhënë gjithçka, por gjatë këtij turneu nuk munda të bëj atë që doja,” tha Terunofuji gjatë Turneut të Vitit të Ri, që po zhvillohet aktualisht. “Nuk duhet të ngjitesh në ring nëse trupi dhe mendja nuk janë në gjendjen më të mirë,” deklaroi ai në një konferencë për shtyp. “Trupi im nuk është më në nivelin e duhur”.

sfidanti.al