Kur mund të ketë ndodhur që Juventusi nuk ka dashur që të fitojë? Këtë dyshim e hedh, ndoshta pa dashje, një nga emblemat bardhezi, Alesandro Del Piero, në intervistën e dhënë përpara supersfidës Juve-Inter. i pyetur nga “La Gazeta delo Sport”, ish-numri 10 nuk ka dyshime për forcën e skuadrës së Masimiliano Alegrit, por duket se dyshon tek motivimi i saj.
“Kur Juventusi dëshiron të fitojë, gjithnjë fiton”, – ishin fjalët e tij. Duket se, dyshimi i Del Pieros ka të bëjë me përparësitë juventine këtë sezon, pra duke nënkuptuar që “bateritë” kryesore janë për Championsin. Sidoqoftë, ish-ylli italian vlerëson lart edhe Interin. “Kam dy vjet që e them se Interi është rikthyer dhe është rivali numër 1, – shprehet ai – klubi është i organizuar mirë, trajneri është shumë i mirë dhe e njeh Serinë A, skuadra është e fortë”.
Sfidanti.al