Ç’po ndodh me Iskon, nga lënia në tribunë, shiriti i kapitenit!

Isko Alarkon është një nga lojtarët më të talentuar dhe më të diskutuar të Realit dhe të La Ligës. Ylli ofensiv nuk po kalon kohë të mira me trajnerin Santiago Solari, ndërsa në pak ditë “statusi” i tij kalon nga “i padëshiruar” në “udhëheqës”. Në Romë, në Champions, Isko u dërgua në tribunë nga Solari, ndërsa pas pak ditësh, në kampionat ndaj Hueskës, u la në stol.

Tashmë, në Kupën e Mbretit, Isko jo vetëm që ishte në formacion, por mori edhe shiritin e kapitenit. Natyrisht, ishte një ndeshje modeste ndaj Melijës, por gjithsesi dhënia e shiritit të kapitenit është një mesazh i fortë mbështetjeje për futbollistin. Solari, me shumë gjasë, deshi t’i tregonte se beson tek ai, por i duhet që të tregojë veten. Për fat të mirë kjo ndodhi, dhe qoftë Isko, qoftë i kritikuari tjetër, Asensio, u përgjigjën siç duhet. Këto janë lajme të mira për Realin dhe për tifozët e tij.

Sfidanti.al