De Jong, pse zgjedh PSG-në para Anglisë, Spanjës dhe Italisë?!

Është e lehtë të hedhësh hapin e madh në karrierë, ndonëse e vështirë që të zgjedhësh, nëse quhesh Frenki De Jong. Mesfushori i ri i Ajaksit ka një “tufë” me admirues të shquar, në një listë kur përfshihen Reali i Madridit, Barcelona, Juventusi apo Mançester Siti. Gjithsesi, mediat holandeze shkruajnë se një tjetër gjigand po “ua merr në kthesë” këtyre të tjerëve.

Paris SG është gati të paguajë, “pa bërë naze”, klauzolën e transferimit prej 75 milionë eurosh, të vendosur nga Ajaksi. Këtë klauzolë e ka deklaruar drejtori sportiv, Mark Overmars, ndërsa Kilian Mbape ka shprehur dëshirën dhe kënaqësinë që të luajë në krah të 21-vjeçarit holandez.

Natyrisht, Ajaksi nuk po nxitohet dhe deklaron se nuk është arritur deri në marrëveshje, pasi po pret që “ankandi” ta rrisë vlerën e futbollistit. Vetë De Jongu, me shumë gjasë, po e nxit klubin që të mos veprojë, pasi besohet se ai do të donte të luante në La Liga, në Premier Ligë apo në Serinë A, kampionate më të fortë sesa Liga e Parë e Francës. Gjithsesi, “ligji i parasë” është kryesori, nëse Reali, Barça, Juvja apo Siti nuk do të pranojnë të paguajnë, atëherë “PSG, ta gëzosh De Jongun”!

Sfidanti.al