Portieri i Mançester Junajtidit, David De Gea, do të jetë portieri nr.1 i përfaqësueses së Spanjës në Botërorin e ardhshëm të Rusisë, por, sidoqoftë, ai refuzoi që të duartrokiste fjalën e kryeministrit të ri të Spanjës, Pedro Sançez, pasi ky i fundit, para dy vitesh, e kishte kritikuar ashpër De Gean për një ngacimim seksual, të cilin portieri spanjoll i hodhi poshtë me forcë. Atëkohë, Pedro Sançez që ishte lider i socialistëve, deklaroi se ai nuk e ndjente veten mirë, kur De Hea ishte portier i përfaqësueses së Spanjës.
Tani, para nisjes së ekipit përfaqësues të Spanjës për në Kupën e Botës Rusi-2018, Sançezi, si kryeministër i ri i Spanjës, mbajti një fjalim të shkurtër para fuitbollistëve spanjollë, ndërkohë që të gjithë e duartrokitën atë, me përjashtim të portierit De Gea që qëndronte me duar në xhepa. Dukej qartë se ky i fundit nuk i kishte harruar kritikat e Sançezit në drejtim të tij, duke shprehur kështu revoltën e vet ndah kryeminsitrit të ri të Spanjës.
Sfidanti.al