Izraelitët mjaft të zemëruar: Mesi ka marrë anën e terroristëve!

Federata argjentinase e futbollit vendosi që përfaqësuesja e saj të mos të ta zhvillojë ndeshjen miqësore me Izraelin në Jeruzalem, ndërkohë që ky vendim i gëzoi palestinezët, por i zemëroi izraelitët. Media izraelite shkruan se popullit izraelit nuk i ka ardhur aspak mirë që Mesi dhe bashkëlojtarët e tij nuk pranuan që të luanin, duke u vendosur kështu në anën e e “tërroristëve” të Palestinës.

“Ekzistojnë vlera që janë madje edhe mbi Mesin. Politizimi i vendimit argjentinas neve na shqetëson. Kjo është një goditje

kundër nesh dhe jo vetëm në kuptimin sportiv, kështu që mund të ketë pasoja të tmerrshme”, vuri në dukje presidenti Izraelit, Ruven Rivlin.

Sfidanti.al