Dëgjoni CR7: Nuk e ndjej mungesën e Spanjës e as të Realit

Me rikthimin e Zinedin Zidan në stolin e Realit të Madridit filluan të qarkullojnë zërat për një rikthim edhe të Kristiano Ronaldos në kryeqytetin spanjoll. Trajneri francez në momentin e prezantimit të tij deklaroi se nuk është momenti për sulmuesin portugez, ndërsa vetë futbollisti foli në një intervistë për DAZN për të kaluarën e tij te klubi merenges.

‘Nuk e ndjej mungesën e Spanjës e as të Portugalisë-tha Ronaldo-gjërat janë kështu si janë. Sigurisht kam lënë shumë miq, kam lënë një klub të madh si Reali i Madridt. Lashë një klub që më dha shumë dashuri, njerëz miq, por nuk e ndjej mungesën e vendit, sepse ato që kisha atje i kam edhe këtu. Për këtë arsye nuk e parë të vështirë të përshtatesha. Gjithcka ishte shumë intensive, interesante, ndryshe, por u përshtata mirë dhe jam i lumtur’

Përsa i përket situatës aktuale te Juventusi, Kristiano Ronaldo theksoi: ‘Rendimenti i ekipit për mendimin tim ishte shumë i mirë, shumë pozitiv. Në kampionat ende nuk kemi pësuar humbje, është dicka fantastike. I kemi të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampionë. Sigurisht kemi ende shumë ndeshje për të zhvilluar, por avantazhi është i madh dhe nëse vazhdojmë kështu padyshim do të jemi kampionë’

sfidanti.al