De Ligt zgjedh Barcelonën; klubi katalanas shpreson ta blejë për 70 mln Euro

Pas Frenki De Jong, Barcelona duket se do të marrë një tjetër talent të Ajaksit dhe bëhet fjalë për Matijs De Ligt. Sipas televizionit programit ‘El Club de la Mitjanit’ në televizionin Esport 3 që më parë publikoi edhe lajmin për bisedimet me De Jong, drejtuesit e Ajaksit dhe të afërmit e futbollistit e kanë bërë fakt të kryer kalimin e tij te Barcelona.

Klubi kampion i Spanjës e konsideron blerjen e De Ligt si një lëvizje strategjike, ndërsa futbollisti e kishte të qartë dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e skuadrës blaugrana. Në këtë pikë një ndihmë e madhe mund të jetë edhe raporti i mirë i presidentit të Barcelonës Bartomeu me Edvin Van der Sar dhe Mark Overmars dhe klubi spanjoll mund ta marrë talentin holandez duke paguar cmimin e arsyeshëm prej 70 milionë Euro.

Tani ajo që pritet të shihet është nëse do të ketë ndërhyrje nga klube si Paris Sën Zhermen, Bajern, Juventus apo Mancester Siti që e kanë vënë tashmë në shënjestrën e tyre De Ligt. Nëse kjo do të ndodhë, për Barcelonën do të jetë e vështirë që të përballojë një ankand me këtë futbollist, kështu që do t’i duhet të shpresojë te vullneti i palëkundur i lojtarit për të veshur fanelën blaugrana për të shpresuar në fitoren e kësaj gare.

sfidanti.al