Portieri Manuel Nojer është i bindur se ai do të jetë plotësisht gati për kampionatin e ardhshëm botëror të Rusisë (14 qershor – 15 korrik). Gardiani i Bajernit të Mynihut po bën stërvitje me kapacitet të plotë, ndërsa shpresohet se ai do të jetë portieri nr.1 i Gjermanisë në Botërorin e ardhshëm. Nojeri nuk luajti tetë muaj, për shkak të frakturës në këmbë.
“Unë e ndjej veten mirë, kam mendimin se trajnerët janë të kënaqur me gjendjen time. Çdo seancë stërvitore është e rëndësishme për mua”, deklaroi portieri i famshëm gjerman.
Sfidanti.al