Matejs De Ligt emocionon tifozët e tij të rinj. Mbrojtësi holandez nëpërmjet një video të postuar në Instagram përshkoi ditën e tij të parë si juventin ku shfaqet edhe imazhi i tij kur ishte fëmijë i veshur me fanelën e Juventusit. Në sfondin e kësaj videoje ku shihen edhe momentet e mbërritjes së tij në Torino, vizitat mjekësore dhe firma e kontratës, dëgjohet himni i skuadrës së Juventusit.
Por mbrojtësi 19 vjecar nuk e la me kaq, ai bëri një tjetër postim ku theksonte se ishte i lumtur që është një futbollist i bardhezinjve. ndërkaq në një intervistë për televizionin zyrtar të Ajaksit, De Ligt shpjegoi edhe arsyet që e shtynë atë që të zgjidhte Juventusin për të vijuar karrierën e tij.
‘Duhet të bëja një hap para -tha De Ligt-gjithnjë më ka tërhequr mënyra sesi mbrojnë italianët. Janë shumë futbollistë që i kam shembull; Maldini, Barezi, Nesta, Kanavaro, Shirea dhe mund të shtoj të tjerë. Ishte një zgjedhje e vështirë, pasi kisha disa opsione, por duhet të shohsh gjithnjë atë që është më e mira. Faktorë të ndryshëm luajnë një rol. për mua është e rëndësishme të di kur sa do të luaj dhe sa beson klubi te unë.Juventus konfirmoi se më dëshironte me cdo kusht. Panë një të ardhme për mua dhe përmirësimet e lojës sime’
Por De Ligt e kishte të pamundur të mos fliste për të kaluarën e tij, skuadrën e Ajaksit.
‘Për mua është një emocion të lë Ajaksin-vijoi De Ligt-kam përjetuar momente të bukura e të shëmtuara. ishte si të shkoje në karrusel. në jetë është gjithnjë momenti kur duhet të përshëndesësh dikë. Do ta ndjej mungesën e të gjithëve, por askush nuk e di se cfarë i rezervon e ardhmja’.
sfidanti.al