David De Gea vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medias. Pasi rinovoi kontratën me Mancester Junajtid deri në 2023 duke I larguar për momentin zërat e merkatos së transferimeve, portiere spanjoll po flitet se po mendon seriozisht të investojë në botën e futbollit duke studiuar mundësinë e blerjes së një klubi.
Sipas asaj që publikohet nga e përditshmja spanjolle ‘Sport’ De Gea në fakt ka vënë në shënjestrën e tij klubin e Elces që është në Segunda Division dhe që aktualisht është në vendin e 12 të klasifikimit. Kostoja për blerjen e këtij klubi është 16 milionë /Euro, shifër kjo që nuk do ta trembte aspak portierin e Djajve të Kuq.
Sfidanti.al