Kur është fjala për Mançester Junajtidin, lajmet ndryshojnë nga ora në orë. Tani media angleze shkruan se kryesia e “Old Trafordit”, arriti ta bindë portierin David De Gea që të mos largohet nga klubi. Thuhet se ky portjer spanjoll ka ndërruar mëndje dhe do ta pranojë ofertën prej 20 milionë eurosh në sezon që i ka ofruar atij klubi i “djajve të kuq”.
Por ndërkohë Pol Pogba po i zemëron gjithnjë e më shumë tifozët, ndërsa thuhet se ky mesfushor francez tani ka kontaktuar trajnerin e ri të Juventusit, Mauricio Sari, të cilit i ka thënë se dëshiron të kthehet në Torino. Deri tani emri i tij është lidhur me Realin, ku ai thuhej se dëshironte të luante nën drejtimin e Zinedin Zidanes.
Sidoqoftë, Junajtidi vazhdon të kërkojë për Pogban 150 milionë euro. Juventusi, sipas medias, është gati t’i japë këtij klubi 100 milionë euro dhe Dagllas Kostën. Trajneri i Junajtidit, Solskiaer, ka frikë se Pogba mund të krijojë probleme në dhomën e zhveshjes, sikurse e provoi në lëkurën e tij Zhoze Murinjo, kur drejtonte këtë ekip.
Sfidanti.al