Ish futbollisti brazilian Ronaldo, fitues i dy Botërorëve me Brazilin në 1994 dhe 2002 ka hyrë në karantinë. Kjo është ajo që publikohet në median braziliane sipas së cilës, Fenomeni, aktualisht president I Valladolidit është izoluar në Spanjë bashkë me familjen e tij pasi ka qenë në kontakt me një person të prekur nga coronavirusi edhe pse në testin e kryer ai rezultoi negativ
‘Gjatë kësaj jave kam mësuar lajmin se një person me të cilin unë dhe familja ime kemi qenë në kontakt, rezultoi pozitiv me Covid 19 dhe menjëherë kryem testet që rezultuan negativë, por preferuam të hyjmë në vetëizolim-ishte mesazhi në rrjetet sociale i Fenomenit i cili në këtë mënyrë nuk do të mund të ndjekë nga afër finalen e Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al