Cfarë ndodh te Al Hilal; Gomis humbet ndjenjat por e përfundon ndeshjen

Momente paniku u panë në ndeshjen e kampionatit të Arabisë Saudite mes Al Ahli dhe Al Hilal. Në minutën e 13 Batefimbi Gomis, sulmuesi francez i skuadrës mike u shemb në tokë nën vështrimin e shokëve të skuadrës dhe rivalëve të tij që u dukën të tmerruar. Futbollisti 35 vjecar, për fat të mirë e mori veten dhe vijoi ndeshjen madje duke e përfunduar atë

Nuk është hera e parë që Gomis humbet ndjenjar, më parë kjo i ka ndodhur edhe kur luante me Sëansea, Galatasaray dhe gjatë një séance stërvitore me përfaqësuesen franceze. Gomis  vuan nga një sinkop vasovagale, një rënie e papritur e tensionit të gjakut që shkaktin edhe humbjen e ndjenjave e provoluar nga situata të vecanta të stresit emocional.

‘Faleminderit për mesazhet e ngrohta të shumta, ishte më shumë frikë se dhimbje-shkruante Gomis në një postim të tij në rrjetet sociale

Sfidanti.al