Coronavirusi dhe financat; Eintrachti redukton pagat e lojtarëve për 3 muaj

Coronavirusi ka efektet e tij negative në financa. Shumë prej klubeve në Evropë kanë filluar të marrin masat e tyre për të zbutur sa më shumë të jetë e mundur këto efekte dhe një prej tyre është reduktimi I pagave të futbollistëve. Një masë e tillë është marrë edhe në Bundesligën gjermane nga Eintrachti I Frankfurtit.

Futbollistët e stafi teknik I kësaj skuadre vendosën të ulin me 20% pagat e tyre për muajt prill, maj dhe qershor. Vetë Drejtori Teknik I Eintrachtit, Fredi Bobic konfirmoi gjithcka duke dhënë shpjegimin e tij.

‘Po e përballojmë këtë periudhë të vështirë, të bashkuar-tha Bobic-bisedimet me futbollistët ishin shumë pozitive. Ata, që në fillim të kësaj krize u shfaqën disponibël për të dhënë ndihmën e tyre. Duan të ndihmojnë dhe të mbrojnë bashkëpunëtorët e klubit’

Sfidanti.al