Nisma e vecantë e Gladbachut; në stadium tifozë prej kartoni

Tifozët e Borussia Moenchengladbach me mbështetjen e klubit, po organizojnë një nismë simpatike për të mos e lënë stadiumin bosh nëse Bundesliga do të rifillojë. Prej ditësh ata kanë filluar të realizojnë manekinë kartoni të përmasave natyrore të njeriut mno të cilët po ngjisin fotot e tyre. Abonentët, madje mund të kërkojnë që të vendosin kontrafigurën e tyre në vendin e rezervuar për ta.

Me këtë nismë u jepet mundësia dy kompanive të vogla që janë mbyllur për shkak të coronavirus, të kenë pak punë. Që ditën e enjte, klubi  filloi të mbushë stadiumin me tifozët prej kartoni dhe për momentin janë krijuar 1000 tifozë tillë.

Sfidanti.al