Mos guxoni të pyesnu Jurgen Klopp për coronavirusin. Trajneri I Liverpoolit pas humbjes së dytë radhazi mes Premier League dhe FA Cup ishte shumë I qartë në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së një gazetari në lidhje me virusin COVID-19 që po rrezikon jetët e miliona personave
‘Nuk toleroj që të më bëjnë pyetje për një temë kaq serioze-tha Klopp-jam vetëm një person me kapele dhe mjekër të prerë keq, I shqetësuar po as sa edhe ju. Nuk mund të mendon që një trajner të pyetet për një gjë të tillë. Kush është vërtet I informuar mund të na thotë se cfarë duhet të bëjmë dhe nëse gjërat do të shkojnë mirë apo keq. Përse më pyesni mua për politikën, coronavirusin?’.
Jurgen Klopp nuk e fshehu shqetësimin për emergjencën shëndetësore, ashru sikurse edhe pjesa më e madhe e njerëzve.
‘Nuk ka rëndësi ajo cfarë thonë personat e famshëm, gjërat duhen thënë në mënyrën e duhur dhe nuk është detyra e një personi që nuk është në dijeni të asgjëje si puna ime-tha Klopp-unë jam I shqetësuar po aq sa edhe ju, ndoshta më pak, nuk e di, por nuk ka rëndësi. Dua vetëm që të gjithë të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm.U uroj më të mirën të gjithëve’
Sfidanti.al