Coppa Italia; gjysmëfinale e finale pa kohë shtesë, në orën 21:00

Ndeshje që do të nisin në orën 21:00 dhe kualifikim direkt me lotarinë e 11 metërshave nëse do të ketë barazime në rezultat. Nuk do të ketë kohë shtësë për dy gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Italisë, por do të kalohet direkt te penalltitë; ky është vendimi i marrë nga Këshilli i Lega Calcio Serie A vetëm për këtë sezon duke modifikuar rregullat e Kupës duke reduktuar kohët e ndeshjeve.

Kështu Juventus-Milan e Napoli-Inter do të luhen në orën 21:00 në 12 dhe 13 qershor dhe sfidat e para janë mbyllur respektivisht 1-1 dhe 1-0. Nëse në rezultatin e përgjithshëm të këtyre dy ndeshjeve do të ketë barazim, skuadrat do t’u drejtohen pikës së bardhë të penalltive. Ky rregull i ri vlen edhe për dfinalen e madhe që do të luhet në 17 qershor në Olimpico të Romës.

Sfidanti.al