Community Shield është i Mancester Sitit; mposhti Liverpulin

Mancester Siti është fituesi i edicionit të 97 të Community Shield. kampionët e Anglisë u përballën në këtë finale me ata të Evropës së Liverpulit, një sfidë kjo që nuk zhgënjeu aspak pasi fituesi u përcaktua vetëm pas serisë së 11 metërshave ndërkohë që 90 minutat e saj u mbyllën me barazimin 1-1
Për Mancester Sitin, kjo është hera e dytë radhazi dhe e 6 në histori që fiton Community /Shield ose thënë ndryshe Superkupa e Anglisë. në Uembli u pa një ndeshje me ritëm shumë të lartë sidomos në minutat e para kur Mancester Siti regjistroi rastin e parë për shënim me Sane që nuk shfrytëzoi një pasim të Sterling.

Nga ana tjetër Liverpuli që rrezikoi me Firminon brenda 2 minutave, në tentantivën e dytë braziliani pasoi te Salah që nuk u mendua shumë dhe gjuajti me të majtën duke e dërguar topin jashtë. Sane pësoi një dëmtim në kavilje duke shqetësuar Guardiolën dhe në momentin kur Siti po përgatitej të bënte zëvendësimin e Sane me Gabriel Zhezus,

Citizens zhbllokuan rezultatin edhe pse në inferioritet numerik. Rahim Sterling dërgoi në portën e mbrojtur nga Alison një top që vinte nga një aksion i nisur nga Uoker
Në përgjithësi Mancester Siti dukej më i freskët fizikisht dhe në kontroll të plotë të sfidës. Në pjesën e dytë kampionët kishin mundësitë për të shënuar edhe golin e dytë, ndërkohë që Liverpuli u ndal nha tramversa dhe shtylla për ta cuar në 3 numrin e shtyllave të tij në këtë ndeshje duke qenë se edhe në pjesën e parë e bëri një goditje të tillë me Salah. Kur kishin mbetur 13 minuta nga fundi i ndeshjes Liverpuli shënoi golin e barazimit të merituar me Xhoel Matip.

Në minutat e fundit Liverpuli iu afrua golit të fitores me Salah, por Uoker largon topin nga vija fatale me një gjuajtje gërshërë. 90 minutat e sfidës u mbyllën 1-1 kështu që skuadrat iu drejtuan lotarisë së 11 metërshave. I vetmi që gaboi në këtë pikë ishte Vajnaldum, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri Klaudio Bravo. gjuajtjen e fundit për Mancester Sitin e kreu Gabriel Zhezus që i dha skuadrës së tij trofeun e Community Shield për herë të 6 në historinë e saj me Mancester Sitin që konfirmohet edhe si kanibali i futbollit në tokën angleze.

sfidanti.al