West Ham dhe Arsenal bëhen protagonistë të një ndeshjeje të cmendur në derbin e Londrës i vlefshëm për javën e 29 të Premier Leagues. Dy klubet e kryeqytetit anglez e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin spektakolar 3-3. Skuadra e Hammers deshi 32 minuta lojë që të gjunjëzonte Arsenalin teksa mori avantazhin 3-0 me golat e Lingard në minutën e 15, Boëen në të 17 dhe Soucek në të 32.
Ishte pikërisht ky i fundit që 6 minuta pas golit të tij i dha jetë Topcinjve teksa me anë të një autogoli bëri të mundur që skuadra e Artetës të shkurtonte diferencën në 3-1. Në pjesën e dytë një tjetër autogol, këtë radhë i Dawson i erdhi në ndihmë Arsenalit që e coi në 3-2 diferencën në rezultat, ndërsa në të 82, Lacazette vulosi rezultatin 3-3 duke i dhënë një pikë të papritur skuadrës së tij.
Sfidanti.al