Zlatan Ibrahimovic u kthye në fushë, me gol, me 90 minuta në këmbë, mori Milanin në duar në momentin më të vështirë; ajo e Firences ishte transferta perfekte për Zlatan Ibrahimovic. Me humor të mirë, sulmuesi suedez foli për Sky Sports në fund të ndeshjes duke nënvizuar rëndësinë e fitores 3-2 ndaj Fiorentinës
‘Ishte shumë e rëndësishme të fitonim pas humbjes në Europa League-tha Ibrahimovic-ishim në disavantazhin 2-1, por treguam karakter, duhet të vazhdojmë kështu. Fjalët e mia pas disfatës në Europa League? Duhet të jap ndihmesën brenda dhe jashtë fushe. Sot luajta të gjithë ndeshjen edhe pse më duhen ende minura. Duhet të vijojmë kështu, tani është pauza, por jo për dikë…’.
Ibra përdori ironinë kur iu referua grumbullimit me kombëtaren suedeze për 3 ndeshjet e saj.
‘Dëshira ime ishte të vazhdoja të luaja dhe të ndjeja lumturi në futboll, të luaj për kombëtaren është një nder I madh për mua, por ëshrë një extra-vijoi Ibrahimovic-me Andersson folëm 2 herë, herën e fundit në Milanello dhe më grumbulloi’
Në moshën 39 vjec e 169 ditë, Ibrahimovic është futbollisti më I vjetër që arrin në kuotën e 15 golave të shënuar në Serie A.
‘Por për moshën nuk flas asnjëherë me kënaqësi-tha Ibrahimovic-gjithnjë e them se vitet kalojnë e unë rinohem. Për të mos dëgjuar më për rekorde të tilla, do të duhet të mos shënoj më kurrë’.
Sfidanti.al