Cili është ekipi më i pafat, apo i mallkuar?

Midis ekipeve më me pafat, në krye të listës, mund të vendoset, pa asnjë mëdyshje, Benfika e Lisbonës që nuk ka fituar asnjë trofe ndërkombëtar, që nga viti 1962, ndërkohë që ky ekip portugez, po që nga viti 1962, ka dështuar në plot tetë finale evropiane.

Ndoshta, atë e ka zënë mallkimi i trajnerit hungarez, Bela Gurman, që, pikërisht, në atë vit të largët, 1962, kur atij nuk i dhanë paratë që ai pretendonte të merrte nga ky klub, e mallkoi këtë të fundit, duke deklaruar se, gjatë 100 viteve të ardhshëm, Benfika nuk do të bëhet, asnjëherë, kampione evropiane! Dhe, në fakt, që nga ai vit i largët, Benfika ka humbur në tetë finale të kupave evropiane. Mallkimi vazhdon