Verati..art edhe kur flet, Barcelona më e fortë se Parisi

Italiani Marko Verratti nuk mendon se PSG-ja është më e mirë se Barcelona, me gjithë fitoren bindëse të saj prej 4-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Në biseden më të fundit ekskluzive për Goal.com, Verratti ka thënë se kampionët e Francës duhet të punojnë fortë nesër mbrëma në “Camp Nou” për të kaluar në rrethin tjetër të garës më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Express.

Nëser mbrëma Barcelona e pret PSG-në në “Camp Nou” me një disavantazh prej 4 golave.

“Jemi të përgatitur shumë mirë për ndeshjen e kthimit, siç ishim edhe në ndeshjen e parë. Ishte e qartë për t’u parë se ne punuam para ndeshjes së parë pasi këtë e treguam gjatë 90 minutave. Por tani ne nuk mendojmë se jemi më të mirë se Barca. Kjo do të ishte gjeja më e keqe për ta bërë. Montepellier na mundi 3-0 në dhjetor, dhe ata nuk janë më të mirë se ne. Sinqerisht, mendoj se duhet t’i respektojmë shumë kundërshtarët tanë,” ka shkruar Verratti.