Ditet e fundit u fol shume per aplikimin e sistemit VAR edhe ne Ligen e Kampioneve por duke filluar nga faza cerekfinale. Ai qe mendoi te shuaje keto zera eshte vete presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i cili ka thene se institucioni qe ai drejton nuk eshte ende gati per kete ndryshim.
‘Nuk e di nga ka dale ky lajm, UEFA nuk po mendon te perdore sistemin VAR ne Champions ne cerekfinale ne kete sezon -tha Ceferin-nuk me bind ende, jane shume gjera qe duhen qartesuar’.
Aktualisht ne Evrope, sistemi VAR po perdoret ne 8 kampionate te rendesishme ne Gjermani, Itali, Spanje, France, Belgjike, Poloni, Portugali e Turqi, ndersa ne Angli, sistemi VAR do te aplikohet ne 60 ndeshje te FA Cup dhe ne ato te Kupes se Liges qe do te zhvillohen ne stadiumet e klubeve te Premier League.
Sfidanti.al