Kapiteni i Bajernit të Myhut, Tomas Myler, ishte shumë i zhgënjyer mbas humbjes 1-2 të ekipit të tij ndaj Realit të Madridit, në “Alianc Arena”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it. Atij më shumë i dhemb mënyra sesi humbi klubi bavarez.
“Ne luajtën mirë, sidomos, gjatë gjysmës së pjesës së parë, por, më pas, ne u treguam shumë naivë. Është ironike që ne e pësuan golin, pikërisht, në fund të pjesës së parë, kur ne kishim disa raste shënimi. Ne mund të arrinim një rezultat shumë më të mirë. Në ndeshjen e kthimit gjithçka është e mundur”, vuri në dukje Tomas Myleri.
Sfidanti.al