Tifozët e Liverpulit, të tërbuar: Suarezi “kafshoi” dorën që e ka ushqyer!

Para Liverpulit tani qëndron një mision i pamundur që të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, mbas humbjes së ndeshjes së parë 3-0 në “Kamp Nou”.

Sidoqoftë, një vëmendje të madhe, natyrisht veç Mesit, tërhoqi edhe Luis Suarezi që gjatë ndeshjesi provokoi vazhdimisht lojtarët kundërshtarë, duke festuar ndërkohë “brutalisht” golin e parë që ai shënoi. Një gjë e tillë i zhgënjeu shumë tifozët e Liverpulit që deri tani kanë pasur një respekt të madh për futbollistin uruguajan që ka mbajtur veshur gjatë tre viteve (2011-2014) bluzën e “të kuqve”. Por, tani ky respekt u zhduk.

“Ne gjithnjë e kemi respektuar Suarezin, por tani, mbasi ne pamë sesi i provokonte ai lojtarët tanë gjatë të gjithë ndeshjes, ky respekt u zhduk. Vetëm ta shihnit sesi e festoi golin, sikur kishte shënuar kundër ekipit më të urryer!”, shkroi në rrjetet sociale një tifoz i Liverpulit.

Shumë tifozë të Liverpulit, mbas ndeshjes, shprehën habi të madhe për sjelljen e Suarezit në fushë, duke vënë në dukje se “ashtu si u sollnë fushë, ai ‘kafshoi’ atë dorë që e ka ushqyer atë dikur”.

Sfidanti.al